Dmitri Chirciu
28 Tetor 2020•Përditësim: 28 Tetor 2020
Në Rusi me 346 vdekje gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) është shënuar "shifra më e lartë e vdekjeve ditore" që nga fillimi i pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 16.202 raste të reja, numri i rasteve ka arritur në 1.536.976 ndërsa me 346 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 26.935.
Në Rusi numri i të shëruarve po ashtu është rritur në 1.171.301, përfshirë 12.361 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit.
Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi nga 1.1 për qind është ulur në 1 për qind dhe te 25.4 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.
Në kryeqytetin Moskë në 24 orët e fundit janë regjistruar 3.670 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 409.022 ndërsa me 75 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 6.578.
Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 506 mijë teste të dyshuara për COVID-19 ndërkohë numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 58.7 milionë.
Në Rusi vendosen në zbatim masa të COVID-19
Në kuadër të masave të marra kundër COVID-19 në Rusi ka hyrë në fuqi vendosja e detyrueshme e maskave në hapësira publike, në mjetet e transportit publik, në taksi, në parkingun e automjeteve dhe në ashensorë.
Përveç Moskës, në të gjitha qytetet e vendit gjatë orës 23:00-06:00 janë ndaluar aktivitetet në vendet e argëtimit, resotorante, bare dhe kafeteri.
Në Moskë hyrja në këto vende që nga 19 tetori është e mundur me marrjen e kodit QR me numër telefoni.
COVID-19 në Rusi
Rastet e para me COVID-19 në Rusi u regjistruan më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars.
Në vend "numri më i lartë i rasteve" u shënua më 26 tetor me 17.347 raste ndërsa dje për shkak të COVID-19 humbën jetën 320 persona.
Në Rusi më 1 shtator filloi viti i ri shkollor dhe brenda shkollave nuk u vendosën masat për mbajtjen e maskave dhe të distancimit fizik.