Bota

Rusi, vendoset në paraburgim i dyshuari për shpërthimin në të cilin humbi jetën komandanti Kirillov

Ahmad Kurbanov, i cili akuzohet se ishte autori i shpërthimit që rezultoi në vdekjen e Kirillovit dhe ndihmësit të tij Ilya Polikarpov, u vendos në paraburgim për dy muaj me urdhër të gjykatës

Emre Gürkan Abay  | 20.12.2024 - Përdıtësım : 20.12.2024
Rusi, vendoset në paraburgim i dyshuari për shpërthimin në të cilin humbi jetën komandanti Kirillov

Moskë

Autoritetet ruse kanë caktuar masën e paraburgimit për të dyshuarin që u arrestua në lidhje me shpërthimin në kryeqytetin rus Moskë, ku humbën jetën komandanti i Forcave të Armatosura Ruse të Mbrojtjes Nukleare, Kimike dhe Biologjike, gjeneralmajor Igor Kirillov, dhe ndihmësi i tij, transmeton Anadolu.

Shtetasi i dyshuar i Uzbekistanit, Ahmad Kurbanov, doli para trupit gjykues në Gjykatën Basmanny në Moskë, ku u referua me kërkesën për paraburgimin e tij.

Kurbanov, i cili akuzohet se ishte autori i shpërthimit që rezultoi në vdekjen e Kirillovit dhe ndihmësit të tij Ilya Polikarpov, u vendos në paraburgim për dy muaj me urdhër të gjykatës.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Kremlini, njoftohet se presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti i Uzbekistanit Shavkat Mirziyoyev kanë biseduar në telefon dhe kanë diskutuar zhvillimet në lidhje me sulmin.

Kirillov dhe ndihmësi i tij Polikarpov humbën jetën në shpërthimin që ndodhi në hyrje të një pallati në rrugën Ryazan në Moskë mëngjesin e 17 dhjetorit.

Kurbanov u arrestua gjatë një operacioni më 18 dhjetor.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitriy Peskov ka thënë se shpërthimi në Moskë ishte një akt terrorist, duke e akuzuar Ukrainën për sulmin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın