Bota

Rusia arreston një shtetas gjerman, planifikonte të vendoste bombë në një objekt energjetik në Kaliningrad

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë njoftoi se një shtetas gjerman me emër ukrainas, Nikolay Gaiduk, arriti në rajonin rus nga Polonia dhe i njëjti dyshohej për një sulm të ngjashëm edhe në mars të këtij viti

Elena Teslova  | 20.11.2024 - Përdıtësım : 20.11.2024
Rusia arreston një shtetas gjerman, planifikonte të vendoste bombë në një objekt energjetik në Kaliningrad

Moskë

Shërbimi rus i inteligjencës ka arrestuar një shtetas gjerman i cili supozohet se ka pasur eksplozivë për të kryer një sulm terrorist në një objekt energjetik në Kaliningrad, një qytet bregdetar rus në Detin Baltik, transmeton Anadolu.

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) në një deklaratë njoftoi se një shtetas gjerman me emër ukrainas, Nikolay Gaiduk, arriti në rajonin rus nga Polonia. Ai dyshohej edhe më herët për organizimin e një shpërthimi në një termocentral në Kaliningradit në mars 2024.

"Gaiduk u ndalua sapo hyri në territorin e rajonit të Kaliningradit nga Republika e Polonisë për organizimin e aktiviteteve sabotuese në objektet energjetike. 0,5 litra eksploziv të lëngshëm u gjetën në Ford Focus-in e tij me targa gjermane HC 5305", njoftoi FSB.

Sipas hetuesve, 57-vjeçari Gaiduk u dërgua nga një shtetas ukrainas, Alexander Anatolyevich Zhorov, i lindur në vitin 1967, i cili jeton në Hamburg dhe ka një leje qëndrimi në Gjermani.

FSB tha se po kryen një hetim për të përcaktuar nëse persona të tjerë ishin të përfshirë në planifikimin e sulmit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.