Bota

Rusia dënon sulmin ndaj kishës në Gaza

Ushtria izraelite dje kreu sulm ndaj Kishës historike Ortodokse Greke Shën Porfiri, në të cilën ishin strehuar palestinezë të zhvendosur në Gaza. Në sulm humbën jetën të paktën 16 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë

Ali Cura, Elena Teslova  | 20.10.2023 - Përdıtësım : 23.10.2023
Rusia dënon sulmin ndaj kishës në Gaza

Moskë

Zëvendëszëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Alexey Zaytsev, lidhur me sulmin e Izraelit ndaj kishës ortodokse greke në Gaza, tha se kategorikisht refuzojnë sulmin ndaj objektivave civile nga cila palë qoftë, raporton Anadolu.

Zaytsev në konferencën javore për media iu përgjigj pyetjes së Anadolus rreth sulmit të Izraelit ndaj kishës historike ortodokse greke në Rripin e Gazës, ku ishin të strehuar palestinezë.

"Kategorikisht refuzojmë sulmin ndaj objektivave civile nga cila palë qoftë, natyrisht që i dënojmë", tha ai, duke theksuar se presin që të hetohet çështja.

Ushtria izraelite dje kreu sulm ndaj Kishës historike Ortodokse Greke Shën Porfiri, në të cilën ishin strehuar palestinezë të zhvendosur në Gaza. Në sulm humbën jetën të paktën 16 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë​​​​​​​.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın