Bota

Rusia: Do të punojmë me administratën e re amerikane duke mbrojtur interesat tona kombëtare

"Kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë pas katër vitesh pasqyron sigurisht pakënaqësinë që amerikanët kanë për rezultatet e administratës së Joe Biden", thuhet në njoftimin e MPJ-së ruse

Dmitri Chirciu  | 06.11.2024 - Përdıtësım : 06.11.2024
Rusia: Do të punojmë me administratën e re amerikane duke mbrojtur interesat tona kombëtare

Moskë

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë duke i vlerësuar zgjedhjet presidenciale në SHBA, tha se Rusia mbron fuqishëm interesat e saj kombëtare, transmeton Anadolu.

Duke tërhequr vëmendjen mbi presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, në deklaratë ministria thekson:

"Kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë pas katër vitesh pasqyron sigurisht pakënaqësinë që amerikanët kanë për rezultatet e administratës së Joe Biden, por edhe për programin zgjedhor të Partisë Demokratike të paraqitur nga Kamala Harris e cila u nominua me ngut si kandidate".

Partia Demokratike ka kryer një propagandë të fortë kundër Trumpit me mbështetjen e mediave liberale në vend duke përdorur burime administrative, tha deklarate e MPJ-së ruse.

"Pavarësisht kësaj, Trump kundër drejtimit globalist të Shtëpisë së Bardhë iu drejtua çështjeve të ekonomisë dhe emigracionit të paligjshëm që shqetësojnë votuesit dhe kjo bëri që anëtarja e Partisë Demokratike Kamala Harris të humbiste zgjedhjet", thuhet më tutje.

Në deklaratë theksohet se shoqëria dhe votuesit në SHBA janë ndarë në dysh dhe se "zgjedhja e Trump si president mund të çojë në rritje të tensionit të brendshëm në vend dhe qëndrime të ashpra të grupeve që luftojnë kundër njëri-tjetrit".

"Rusia nuk ushqen shpresë për Trumpin e sapozgjedhur dhe Kongresin ku republikanët kanë siguruar përparësinë" vihet në dukje në deklaratën ku ndër të tjera thuhet:

"Elita politike në SHBA, pavarësisht nga përkatësia partiake, adopton një qasje kundër Rusisë dhe i përmbahet linjës së bllokimit të Moskës. Kjo linjë nuk ndikohet nga luhatjet e brendshme politike të SHBA-së. Rusia duke mbrojtur fuqishëm interesat e saj kombëtare dhe duke u fokusuar në objektivat e operacionit special (në Ukrainë), do të punojë me administratën e re kur ajo të regjistrohet në Shtëpinë e Bardhë. Kushtet tona nuk ndryshojnë dhe Washingtoni këtë e di mirë".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.