Elena Teslova
21 Dhjetor 2021•Përditësim: 21 Dhjetor 2021
Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka shpallur “persona të padëshirueshëm” dy diplomatë gjerman në shenjë hakmarrje për dëbimin e dy diplomatëve rus nga Berlini, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria ruse tha se thirri ambasadorin gjermane në Rusi, Geza Andreas von Geyr dhe bëri një protestë zyrtare për dëbimin e diplomatëve rusë, duke përdorur si preteks “dënimin absolutisht të padrejtë dhe të njëanshme” të shtetasit rus Vadim Krasikov, i cili më 15 dhjetor u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e vitit 2019 në Berlin të shtetasit gjeorgjian, Zelimkhan Khangoshvili.
Më 15 dhjetor, një gjykatë gjermane dënoi me burgim të përjetshëm shtetasin rus, Vadim Sokolov, për të cilin hetuesit thonë se është oficer rus i inteligjencës, Vadim Krasikov.
Duke komentuar vendimin, Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha se hetimi po ashtu ka zbuluar se vrasja është kryer “me urdhër të agjencive shtetërore të Federatës Ruse”.
Në shenjë proteste, Gjermania dëboi dy diplomatë rus.
“Pala ruse kategorikisht hedh poshtë akuzat e pabaza dhe të shkëputura nga realiteti për përfshirjen e strukturave shtetërore ruse në këtë krim”, tha Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë.
Pala ruse, shtoi ministria, do të “përgjigjet pa ndryshim në mënyrë adekuate dhe proporcionale ndaj çdo sulmi të mundshëm konfrontues në të ardhmen nga Berlini kundër nesh”.
Khangoshvili, i cili është i komunitetit etnik çeçen, luftoi kundër ushtrisë ruse gjatë Luftës së Dytë Çeçene nga viti 1999 deri në vitin 2009, si dhe punoi si në Gjeorgji ashtu edhe në Ukrainë kundër interesave ruse.