Bota

Rusia i kthen Ukrainës trupat e 909 ushtarëve të saj të vrarë në luftë

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) ka siguruar ndihmë për kthimin e trupave

Davit Kachkachishvili  | 28.03.2025 - Përdıtësım : 28.03.2025
Rusia i kthen Ukrainës trupat e 909 ushtarëve të saj të vrarë në luftë

Kiev

Rusia i ka kthyer Ukrainës trupat e 909 ushtarëve ukrainas që kanë humbur jetën në luftën Rusi-Ukrainë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim përmes llogarisë Telegram të Qendrës së Koordinimit për Trajtimin e të Burgorusrve të Luftës në Ukrainë, është dhënë informacion në lidhje me kthimin e trupave të ushtarëve ukrainas që kanë humbur jetën në luftë.

Në deklaratë thuhet se Rusia i dorëzoi Ukrainës trupat e pajetë të 909 ushtarëve të saj.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) ka siguruar ndihmë për kthimin e trupave.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.