Bota

Rusia ka humbur 76 avionë civilë për shkak të sanksioneve perëndimore

Sanksionet ndaj industrisë ruse të aviacionit u vendosën pas fillimit të "operacionit special ushtarak" rus në Ukrainë në shkurt të vitit 2022

Elena Teslova  | 25.11.2023 - Përdıtësım : 28.11.2023
Rusia ka humbur 76 avionë civilë për shkak të sanksioneve perëndimore

Moskë

Ministri rus i Transportit, Vitaly Savelyev tha të shtunën se Rusia ka humbur 76 avionë civilë në vitin 2022 për shkak të sanksioneve perëndimore, transmeton Anadolu.

"Ne u befasuam nga vendimi për të marrë avionët. Ne humbëm gjithsej 76 avionë pasagjerësh", tha Savelyev në hapjen e ekspozitës "Rusia në lëvizje" në Moskë.

Sanksionet ndaj industrisë ruse të aviacionit u vendosën pas fillimit të "operacionit special ushtarak" të Rusisë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.

Konkretisht, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian kanë ndaluar dërgimin e avionëve dhe komponentëve në Federatën Ruse, si dhe u kërkojnë kompanive të kthejnë avionët tashmë të marrë me qira, të cilat sipas Bloomberg përbënin deri në 40 për qind të flotës ruse.

Si rezultat, avionët e linjave ajrore ruse u ndaluan në një numër vendesh të botës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın