Bota

Rusia njofton për të paktën 2 civilë të vrarë në sulmin raketor të Ukrainës në qendrën tregtare në Donetsk

Presidenti rus Vladimir Putin thirri një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar situatën e vazhdueshme në Ukrainë dhe “operacionin special ushtarak” të Rusisë

Elena Teslova  | 16.08.2024 - Përdıtësım : 16.08.2024
Rusia njofton për të paktën 2 civilë të vrarë në sulmin raketor të Ukrainës në qendrën tregtare në Donetsk

Moskë

Mediat ruse raportuan sot se të paktën dy civilë u vranë nga një sulm raketor nga Ukraina në qendrën tregtare Galaktika në qytetin e Donetskut, transmeton Anadolu.

Numri i viktimave pritet të rritet, pasi shumë njerëz ndodheshin brenda qendrës tregtare në kohën e sulmit, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, duke cituar burime nga organet e rendit.

Paraprakisht ka informacione për të paktën dy viktima në qendrën tregtare Galaktika, theksohet në lajm.

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin thirri një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar situatën e vazhdueshme në Ukrainë dhe “operacionin special ushtarak” të Rusisë.

Presidenti rus u bëri thirrje të pranishmëve që të fokusohen në zgjidhjet e reja teknike që po zbatohen në “operacionin special ushtarak”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın