Rusia: Nëse Kievit i dërgohen raketa lundrimi, konflikti hyn në fazën më të rrezikshme
Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev tha se nëse Kievit i dërgohen raketa lundrimi, rreziku për kalim në fazën më të rrezikshme të konfliktit do të rritet
Moskë
Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev tha se nëse Kievit i dërgohen raketa lundrimi, rreziku për kalim në fazën më të rrezikshme të konfliktit do të rritet, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e tij në kanalin Telegram, Medvedev tha se lideri i opozitës kryesore Partia e Bashkimit Kristian Demokrat (CDU) në Gjermani, Friedrich Merz ka thënë se "Nëse ai zgjidhet kryeministër ai do t'i vendos ultimatum Rusisë për të ndalur luftën dhe nëse kjo nuk respektohet ai do të furnizojë Kievin me raketa Taurus dhe do t'i lejojë ata të godasin territorin rus me armë me rreze të gjatë".
Duke thënë se raketat në fjalë nuk do të ndryshojnë rrjedhën e luftës, Medvedev tha: "Por, kjo rrit rrezikun që konflikti të kalojë në fazën më të rrezikshme. Për këtë kishte paralajmëruar edhe presidenti ynë (Vladimir Putin)".
Ai thekson se liderët evropianë janë tensionuar pasi Donald Trump u zgjodh president i SHBA-së. "Liderët me përvojë dhe të zgjuar të Evropës 'kanë humbur'. Në vend të tyre kanë ardhur individë të pavlerë me ego të lartë. Kjo do të thotë se ka shumë mundësi që të ndodhë një skenar i keq", tha Medvedev.