Bota

Rusia parandalon përpjekjen e Ukrainës për sulm ndaj aeroplanmbajtëses "Admiral Kuznetsov"

Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) deklaroi se u parandalua "përpjekja për sulm terrorist" nga inteligjenca ukrainase kundër aeroplanmbajtëses ruse "Admiral Kuznetsov"

Emre Gürkan Abay  | 10.07.2024 - Përdıtësım : 10.07.2024
Rusia parandalon përpjekjen e Ukrainës për sulm ndaj aeroplanmbajtëses "Admiral Kuznetsov"

Moskë

Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) deklaroi se u parandalua "përpjekja për sulm terrorist" nga inteligjenca ukrainase kundër aeroplanmbajtëses ruse "Admiral Kuznetsov", transmeton Anadolu.

Në deklaratën e bërë nga Shërbimi për media i FSB-së thuhet se "FSB pengoi përpjekjen e shërbimit të inteligjencës ukrainase për një sulm terrorist ndaj aeroplanmbajtëses 'Admiral Kuznetsov' në Murmansk dhe ndaj tre personave personel të nivelit të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes ruse në Moskë".

"Këto përpjekje janë bërë me udhëzimet e shefit të Drejtorisë së Inteligjencës të Ukrainës, Kyrylo Budanov", thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se është arrestuar një person për të cilin thuhet se ka lidhje me tentativën për sulm.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.