Bota

Rusia pretendon se ka marrë një vendbanim tjetër në Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se fshati Tarasivka në rajonin e Donetskut kaloi nën kontrollin e forcave ruse

Elena Teslova  | 23.04.2025 - Përdıtësım : 23.04.2025
Rusia pretendon se ka marrë një vendbanim tjetër në Ukrainë

Moskë

Rusia sot pretendoi se forcat e saj kanë marrë nën kontroll një fshat në rajonin lindor në Donetsk të Ukrainës, transmeton Anadolu.

Sipas një njoftimi nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, forcat ruse kanë marrë kontrollin e vendbanimit Tarasivka.

Ministria gjithashtu tha se ka goditur një bazë ajrore ushtarake, punëtori të prodhimit të dronëve dhe parkingun e një sistemi raketash "Vampire".

"Të gjitha objektivat e përcaktuara u goditën. U arrit objektivi i sulmit", tha ministria.

Ukraina nuk iu përgjigj menjëherë pretendimeve ndërsa verifikimi i pavarur mbetet i vështirë për shkak të konfliktit të vazhdueshëm.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın