Bota

Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll vendbanimin New York në Donetsk

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë pretendon se ushtria ruse ka marrë nën kontroll vendbanimin New York në rajonin e Donetskut

Dmitri Chirciu  | 20.08.2024 - Përdıtësım : 20.08.2024
Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll vendbanimin New York në Donetsk

Moskë

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë pretendon se ushtria ruse ka marrë nën kontroll vendbanimin New York në rajonin e Donetskut, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga ministria informohet lidhur me aktivitetet e Forcave të Armatosura të Rusisë në Ukrainë.

"Si rezultat i veprimeve aktive të trupave të Grupit Ushtarak Qendror u çlirua Novgorodskoye (New York), një nga vendbanimet më të mëdha në zonën urbane Toretsk, të Republikës Popullore të Donetskut", thuhet në deklaratën në të cilën bëhet e ditur se ushtria ruse vazhdon luftën në Ukrainë.

Më tej thuhet se "brenda një dite me mjete ajrore pa pilot (dronë), artileri dhe raketa, janë bombarduar 143 zona ku ndodheshin depo municioni, magazina, pajisje ushtarake dhe njësi ushtarake ukrainase".

"Që nga fillimi i operacionit ushtarak e deri më tani janë rrëzuar 639 avionë, 282 helikopterë, 30.192 dronë ndërsa janë shkatërruar 575 sisteme raketore të mbrojtjes ajrore,17.345 tanke dhe mjete të blinduara, 1.415 multi-raketahedhës, 13.444 obusë dhe mortaja si dhe 24.945 automjete të posaçme ushtarake të ushtrisë ukrainase", thuhet në deklaratë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın