Bota

Rusia pretendon se ka neutralizuar rreth 100 mercenarë të huaj në Ukrainë

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se ka neutralizuar rreth 100 mercenarë të huaj, përfshirë 40 instruktorë të huaj, në rajonin e Kharkivit në Ukrainë

Ali Cura  | 25.07.2024 - Përdıtësım : 25.07.2024
Rusia pretendon se ka neutralizuar rreth 100 mercenarë të huaj në Ukrainë

Moskë

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë pretendon se ka neutralizuar rreth 100 mercenarë të huaj, përfshirë 40 instruktorë të huaj, në rajonin e Kharkivit në Ukrainë duke i qëlluar me një raketë balistike "Iskander-M", transmeton Anadolu.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se njësia ushtarake e sistemit raketor balistik të ushtrisë ruse "Iskander-M" ka kryer sulm me raketa në pikën ku ishin vendosur luftëtarë të huaj mercenarë në ndërtesën e kompanisë së ndërtimit të quajtur "Scorpion", e vendosur në zonën industriale të Kharkivit.

"Si rezultat i sulmit, u vranë rreth 100 mercenarë të huaj, përfshirë 40 instruktorë të huaj dhe rreth 60 ushtarë nga Brigada 151 e Mekanizuar e Forcave të Armatosura të Ukrainës", thuhet në deklaratë.

Ministria ruse e Mbrojtjes më 23 korrik tha se ka neutralizuar rreth 50 trajnerë ushtarakë nga vendet perëndimore në rajonin e Kharkivit me një raketë balistike "Iskander-M".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın