Emre Gürkan Abay
25 Tetor 2023•Përditësim: 25 Tetor 2023
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu tha se ushtria ukrainase nuk është në gjendje të mirë psikologjike ndërsa pretendon se kanë rrëzuar 24 avionë ukrainas për pesë ditë, transmeton Anadolu.
Shoigu u takua me njësitë ushtarake "lindore" të ushtrisë ruse dhe bëri një vlerësim lidhur me situatën në Ukrainë.
"Mundësitë e ushtrisë ukrainase janë pakësuar. Situata e sotme tregon se mundësitë që i përkasin armikut janë në rënie", tha Shoigu.
Duke mbrojtur idenë se ushtria ukrainase ka vështirësi edhe në aspektin psikologjik, Shoigu tha: "Ushtarët ukrainas që janë dorëzuar vullnetarisht ose që janë kapur brenda 3-4 javëve të fundit, na kanë shpjeguar situatën psikologjike negative në ushtrinë e Ukrainës".
Ai thekson se Ukraina ka filluar të humbasë shumë avionë luftarakë. "Për 5 ditë kemi rrëzuar 24 avionë ukrainas", tha Shoigu.