Ali Cura
28 Prill 2022•Përditësim: 28 Prill 2022
Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov tha se kanë rrëzuar një avion luftarak Su-24 të ushtrisë ukrainase, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai deklaroi se aviacioni rus goditi katër elementë ushtarakë ukrainas, përfshirë dy lokacione ku ishin mbledhur njësitë ushtarake dhe automjetet teknike.
"Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan një avion luftarak Su-24 të forcave ukrainase mbi vendbanimin Nikolayevka në rajonin e Luhansk. Pesë dronë u shkatërruan në Veselogorovka, Zatishno, Novomihajlovka, Lubimovka dhe Kharkov", shtoi Konashenkov.
Ai tha se ushtria ukrainase ka kryer një sulm gjatë natës me raketa balistike "Point-U" dhe raketahedhës me shumë tyta në zonat e banuara në qendër të qytetit Kherson, ku ndodhen kopshte, shkolla dhe institucione.