Burç Eruygur
21 Gusht 2024•Përditësim: 22 Gusht 2024
ISTANBUL (AA) - Rusia pretendoi sot se ka marrë kontrollin e një vendbanimi tjetër në rajonin lindor ukrainas të Donetskut, transmeton Anadolu.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha në një deklaratë se forcat e saj kanë marrë vendbanimin Zhelanne, rreth 21 kilometra në juglindje të qytetit Pokrovsk, një pikë kyçe në ofensivën e vazhdueshme në frontin lindor të Ukrainës.
Vendbanimi është gjithashtu gati 6 kilometra në jugperëndim të fshatit Prohres, të cilin Moska pretendoi se e pushtoi në fund të muajit të kaluar.
Një ditë më parë, Rusia pretendoi se kishte marrë vendbanimin Niu-York, të cilin e përshkroi si "një qendër logjistike e rëndësishme strategjike".
Verifikimi i pavarur i pretendimeve nga të dyja palët mbetet i vështirë për shkak të luftës në vazhdim.