Rusia u ndalon hyrjen në vend 9 zyrtarëve ushtarakë të Zelandës së Re
Në deklaratën e ministrisë së Jashtme të Rusisë thuhet se qeveria e Zelandës së Re zbaton sanksione ndaj disa shtetasve dhe institucioneve ruse me "arsye politike"
Moskë
Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi se ka vendosur "ndalesë për hyrjen në vend" ndaj 9 zyrtarëve ushtarakë të Zelandës së Re, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e ministrisë thuhet se qeveria e Zelandës së Re zbaton sanksione ndaj disa shtetasve dhe institucioneve ruse me "arsye politike".
"Si kundërpërgjigje ndaj kësaj, është vendosur ndalesë për hyrjen në vend ndaj 9 zyrtarëve ushtarakë të Zelandës së Re", thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se në listë janë vendosur 9 persona përfshirë zëvendësministrin e Mbrojtjes dhe disa komandantë të forcave.
Më tej theksohet se Zelanda e Re vazhdon të ndjekë politikë kundër Rusisë dhe se për këtë arsye do të vazhdohen punimet lidhur me përditësimin e listës së sanksioneve.