Rusia: Ukraina sulmoi me dronë Çeçeninë, Osetinë e Veriut, Krimenë dhe Kurskun
Sipas autoriteteve ruse, Ukraina kreu sulme me mjete ajrore pa pilot në disa rajone
Moskë
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se Ukraina kreu sulme me mjete ajrore pa pilot (UAV) në Çeçeni, Osetinë e Veriut dhe disa rajone të tjera, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e ministrisë lidhur me sulmet thuhet se "Mbrëmë, përpjekja e regjimit të Kievit për të sulmuar objekte terroriste me UAV mbi objekte në Federatën Ruse u parandalua nga sistemet e mbrojtjes ajrore duke shkatërruar 16 UAV".
Më tej theksohet se 4 dronë u shkatërruan në rajonin Kursk, 1 në Republikën e Çeçenisë, 3 në Republikën e Osetisë së Veriut-Alania dhe 8 në Krime.