Sekretari amerikan Blinken takohet me homologët e tij nga Japonia, Koreja e Jugut dhe Kanadaja
Sekretari amerikan Blinken diskutoi për çështjet aktuale botërore me homologët e tij nga Japonia, Koreja e Jugut dhe Kanadaja në margjinat e Samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor
Ankara
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken diskutoi për çështjet aktuale botërore me homologët e tij nga Japonia, Koreja e Jugut dhe Kanadaja në margjinat e Samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), transmeton Anadolu.
Në deklaratën nga Departamenti Amerikan i Shtetit thuhet se Blinken në kuadër të Samitit të APEC-ut u takua veçmas me ministrin e Jashtëm japonez, Ivaya Takeshi, ministrin e Jashtëm të Koresë së Jugut, Cho Tae-yul dhe ministren e Jashtme kanadeze, Melanie Jol.
Blinken shkëmbeu mendime me homologët e tij japonezë dhe koreano-jugorë mbi çështjet e sigurisë në rajonin e Indo-Paqësorit si dhe për afrimin Rusi-Kore e Veriut.
Duke dënuar lëshimin e një rakete balistike ndërkontinentale (ICBM) nga Koreja e Veriut në Detin e Japonisë (Deti Lindor) më 31 tetor, palët diskutuan dërgimin e trupave nga Pheniani në Rusi.
Blinken, Ivaya dhe Cho u angazhuan për rritjen e bashkëpunimit në fushat e sigurisë dhe teknologjisë përmes aleancës së trefishtë midis vendeve të tyre, si dhe G7, Quad Bloc dhe platforma të tjera.
- Blinken u takua edhe me homologen e tij kanadeze
Sekretari amerikan Blinken është takuar edhe me ministren e Jashtme kanadeze, Melanie Joly.
Blinken diskutoi me homologen e tij për marrëdhëniet SHBA-Kanada si dhe paqëndrueshmërinë në Haiti, sigurinë e Arktikut dhe krizën në Lindjen e Mesme.