Sekretari amerikan i Mbrojtjes diskuton me homologun ukrainas mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së
Austin shkëmbeu informacione me ministrin ukrainas për luftën mes Ukrainës dhe Rusisë, si dhe i përsëriti "angazhimin e administratës së presidentit Joe Biden për rritjen e ndihmës së mbrojtjes" për Kievin
Istanbul
Sekretar i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, ka diskutuar me ministrin ukrainas të Mbrojtjes, Rustem Umerov, mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Ukrainën, transmeton Anadolu.
Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi se Austin ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas.
Austin shkëmbeu informacione me ministrin ukrainas për luftën mes Ukrainës dhe Rusisë, si dhe i përsëriti "angazhimin e administratës së presidentit Joe Biden për rritjen e ndihmës së mbrojtjes" për Kievin.
Austin dhe Umerov diskutuan çështjen e përfshirjes së ushtarëve të Koresë së Veriut në radhët e Rusisë në luftën kundër Ukrainës, ndërsa theksuan edhe vendosmërinë e tyre për të mbajtur kontakte të ngushta.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.