Ekip
12 Korrik 2016•Përditësim: 12 Korrik 2016
BAGRAM AIR FIELD (AA) - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter ka udhëtuar në Afganistan ku do të takohet me zyrtarët afganë dhe komandantët amerikanë, që shërbejnë në këtë vend në kuadër të luftës kundër talebanëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Carter do të takohet me presidentin afgan Ashraf Ghani dhe kryeshefin ekzekutiv Abdullah Abdullah, si dhe me komandantin kryesor të forcave amerikane në Afganistan. Kjo është vizita e dytë e Carter-it brenda disa ditëve.
Dje ai qëndroi për vizitë të palajmëruar në Bagdad, ku paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Irak do të dërgojnë edhe 560 ushtarë. Carter, ka zhvilluar bisedime me zyrtarët irakianë në lidhje me luftën kundër DAESH-it dhe dëbimin e militantëve nga Mosuli, që është nën pushtimin e militantëve që nga qershori i vitit 2014.
Javën e kaluar presidenti amerikan Barack Obama paralajmëroi mbajtjen e 8.400 ushtarëve në Afganistan, deri në fund të mandatit të tij, duke theksuar se situata në terren edhe më tej është e “pasigurtë”.