Bota

Senatori amerikan mbështet urdhërarrestin e gjykatës në Hagë ndaj Netanyahu-t

Sanders theksoi se akuzat e gjykatës janë të "bazuara mirë" në prova, duke kujtuar më tej sulmet e Izraelit kundër popullit palestinez

Salih Okuroğlu  | 22.11.2024 - Përdıtësım : 22.11.2024
Senatori amerikan mbështet urdhërarrestin e gjykatës në Hagë ndaj Netanyahu-t

Ankara

Senatori amerikan, Bernie Sanders, ka theksuar se është dakord me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për lëshimin ​​e urdhërarresteve ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant, transmeton Anadolu.

Përmes llogarisë së tij në rrjetin social X, Sanders theksoi se akuzat e gjykatës janë të "bazuara mirë" në prova, duke kujtuar më tej sulmet e Izraelit kundër popullit palestinez.

"Nëse bota nuk respekton ligjin ndërkombëtar, ne do të kalojmë në barbarizëm të mëtejshme", shkroi Sanders.

Senatori amerikan gjithashtu theksoi se ishte dakord me vendimet e gjykatës për urdhërarrestet ndaj Netanyahu-t dhe Gallant-it.

Dje, Gjykata Ndërkombëtare Penale njoftoi se ka lëshuar urdhërarreste për kryeministrin izraelit dhe ish-shefin e mbrojtjes për shkak të "krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit të kryera në Gaza".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın