Bota

Serbi, një shtëpi e pleqve përfshihet nga zjarri, humbin jetën tetë persona

Zjarri që përfshiu shtëpinë e pleqve në Veliki Bork është shuar me reagim emergjent nga zjarrfikësit, ndërsa përpos tetë viktimave, shtatë të tjerë janë plagosur

Dejan Maksimovic  | 20.01.2025 - Përdıtësım : 20.01.2025
Serbi, një shtëpi e pleqve përfshihet nga zjarri, humbin jetën tetë persona

Sarajevë

Një zjarr që shpërtheu herët këtë mëngjes në një shtëpi pleqsh në periferi të Beogradit shkaktoi vdekjen e tetë personave dhe plagosjen e shtatë të tjerëve, transmeton Anadolu.

Nemanja Staroviq, Ministër i Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale të Serbisë, tha për RTS se dyshojnë që zjarri është vënë qëllimisht.

Zjarri që përfshiu shtëpinë e pleqve në Veliki Bork është shuar me reagim emergjent nga zjarrfikësit dhe është konfirmuar se 13 persona janë shpëtuar nga zjarri.

Autoritetet u alarmuan në orën 03:22 të mëngjesit të së hënës, dhe pas mbërritjes në vendngjarje, anëtarët e Sektorit të Situatave Emergjente të Ministrisë së Brendshme të Serbisë gjetën zjarrin që digjej në fazën e tij flakëruese.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın