Bota

SHBA, 4 të vdekur nga të shtënat me armë në shkollën e mesme në shtetin Georgia

Zyra e Hetimeve e shtetit Georgia tha se nëntë persona të tjerë të plagosur janë dërguar në spitale të ndryshme për t'u trajtuar

Servet Günerigök  | 05.09.2024 - Përdıtësım : 05.09.2024
SHBA, 4 të vdekur nga të shtënat me armë në shkollën e mesme në shtetin Georgia Foto: AA/Arkiv

Washington DC

Të paktën katër persona janë vrarë në një shkolle të mesme në shtetin Georgia në SHBA, transmeton Anadolu.

Zyra e Hetimeve e shtetit Georgia tha se nëntë persona të tjerë të plagosur janë dërguar në spitale të ndryshme për t'u trajtuar.

Një i dyshuar është ndaluar pas të shtënave në shkollën e mesme Apalachee në qytetin Winder të qarkut Barrow.

Zyra e Hetimeve theksoi se raportet për "neutralizimin" e të dyshuarit janë të pasakta.

Më herët, sherifi i qarkut Barrow, Jud Smith, në një konferencë për media tha se një hetim mbi të shtënat është “shumë i rrjedhshëm”.

“Ajo që shihni pas nesh është një gjë e keqe sot”, tha Smith, duke shtuar se mund të duhen ditë për të marrë përgjigje. Janë raportuar viktima, por detajet mbi numrin apo kushtet e tyre nuk janë të disponueshme për momentin”, tha zyra e sherifit.

Zyra e FBI-së në Atlanta tha se agjentët janë në vendin e ngjarjes në qarkun Barrow duke koordinuar dhe mbështetur zbatimin e ligjit lokal.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Joe Biden është informuar nga këshilltarja e Sigurisë Kombëtare, Liz Sherwood-Randall, për “të shtënat tragjike” dhe administrata e tij do të vazhdojë të koordinohet me zyrtarët federal, shtetëror dhe lokal.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.