Islam Doğru
27 Mars 2021•Përditësim: 29 Mars 2021
Të paktën pesë persona humbën jetën nga tornadoja në shtetin amerikan Alabama, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shërbimi Kombëtar Meteorologjik paralajmëroi qytetarët se tornadoja e fuqishme u regjistrua në shtatë pjesë në të gjithë vendin.
Të paktën pesë persona humbën jetën nga tornadoja në shtetin amerikan Alabama. ( Ben Hendren - Anadolu Agency )
Shefi i Policisë në Calhoun, Matthew Ware, tha se të paktën pesë persona humbën jetën në tornadon që goditi zonën dhe se dëme të mëdha materiale u shkaktuan shtëpive dhe ndërtesave.
Shërbimi meteorologjik në zonën e Birmingham-it paralajmëroi qytetarët për rrezikun e tornadove.
"Zbrisni poshtë në bodrumet e shtëpive tuaja, mos prisni për momentet e fundit, mbrohuni", paralajmëruan ata.
Më shumë se 17.000 familje në Alabama mbetën pa energji elektrike.
Guvernatorja e Alabamës, Kay Ivery, u bëri thirrje qytetarëve të marrin masat e nevojshme paraprake.