Bota

SHBA akuzon punonjësit e transmetuesit rus RT dhe sekuestron domenet për ndërhyrje të supozuar në zgjedhje

Departamenti i Drejtësisë tha se akuzoi dy shtetas rus për komplot për shkelje të Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj (FARA) dhe komplot për pastrim parash

Servet Günerigök  | 04.09.2024 - Përdıtësım : 04.09.2024
SHBA akuzon punonjësit e transmetuesit rus RT dhe sekuestron domenet për ndërhyrje të supozuar në zgjedhje Foto: AA/Arkiv

Washington DC

Autoritetet amerikane kanë hapur një aktakuzë kundër dy punonjësve të transmetuesit rus RT dhe kanë sekuestruar 32 domene interneti me akuza për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, transmeton Anadolu.

Departamenti i Drejtësisë tha se akuzoi shtetasit rus Kostiantyn Kalashnikov (31 vjeç) dhe Elena Afanasyeva (27 vjeç) për komplot për shkelje të Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj (FARA) dhe komplot për pastrim parash.

Prokurori i përgjithshëm, Merrick Garland, tha se ata akuzohen se janë përfshirë në “një skemë prej 10 milionë dollarësh për të krijuar dhe shpërndarë përmbajtje tek audiencat amerikane me mesazhe të fshehura të qeverisë ruse”.

Garland tha se domenet e internetit u përdorën nga qeveria ruse dhe aktorët e sponsorizuar nga qeveria ruse për t’u përfshirë në një fushatë të fshehtë për të ndërhyrë dhe ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve në SHBA.

“Akuzat e zbardhura këtë mëngjes nuk përfaqësojnë fundin e hetimit. Ai mbetet aktiv dhe në vazhdim”, Garland në një konferencë për media.

Ai gjithashtu pretendoi se rrethi i brendshëm i presidentit rus, Vladimir Putin, përfshirë Sergei Kiriyenko, i udhëzoi kompanitë ruse të marrëdhënieve me publikun të promovojnë dezinformimin dhe narrativat e sponsorizuara nga shteti, si pjesë e një fushate për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

"Një dokument planifikimi i brendshëm i krijuar nga Kremlini thotë se qëllimi i fushatës është të sigurojë rezultatin e preferuar të Rusisë në zgjedhje. Vendet që po kapim sot ishin të mbushura me propagandë të qeverisë ruse që ishte krijuar nga Kremlini për të reduktuar mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën, të forcojë politikat dhe interesat pro-ruse dhe të ndikojë tek votuesit në SHBA dhe vendet e tjera”, tha ai.

Në një deklaratë pas njoftimit, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se departamenti po ndërmerr tre hapa për të kundërshtuar "operacionet dashakeqe" të mediave të mbështetura nga Kremlini për të ndikuar në zgjedhjet në SHBA.

Ato përfshijnë futjen e një politike të re të kufizimit të vizave, përcaktimet e Aktit të Misioneve të Jashtme të kompanisë mëmë të RT-së, përkatësisht Rossiya Segodnya, si dhe filialeve të tjera RIA Novosti, RT, TV-Novosti, Sputnik dhe Ruptly. Blinken tha se SHBA-ja gjithashtu do të shpallë një ofertë “shpërblime për drejtësi”.

Departamenti i Shtetit, tha Blinken, gjithashtu do të veprojë për të "penguar aktorët keqdashës që të përdorin mediat e mbështetura nga Kremlini si mbulesë për të kryer aktivitete të tilla të ndikimit të fshehtë”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın