SHBA, brenda një dite arrestohen më shumë se 500 emigrantë të pa regjistruar
"Kjo është vetëm një parashtrim i vogël i hapave që administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, do të ndërmarrë për të siguruar kufijtë e vendit tonë", theksuan forcat amerikane të emigracionit
Ankara
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se 538 emigrantë pa dokumente u arrestuan në vend brenda një dite dhe u lëshuan kërkesa arrestimi për 373 persona, transmeton Anadolu.
Në platformën sociale X, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Forcat e Emigracionit dhe Doganave e SHBA-së (ICE) ka arrestuar 538 emigrantë pa dokumente në pjesë të ndryshme të vendit.
ICE theksoi se është lëshuar kërkesë edhe për arrestimin e 373 personave të tjerë.
"Kjo është vetëm një parashtrim i vogël i hapave që administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, do të ndërmarrë për të siguruar kufijtë e vendit tonë", theksuan forcat amerikane të emigracionit.
Emrat e disa personave të arrestuar dhe krimet që ata kanë kryer u shpërndarë në platformën X duke i quajtur "si shembuj".
Kryetari i bashkisë së qytetit Newark, Ras Baraka, ku u kryen disa nga arrestimet, tha se "Newark nuk do të qëndrojë spektatore dhe të vëzhgojë terrorizimin ndaj njerëzve në mënyrë të paligjshme".
Duke e cilësuar operacionin në Newark si "të tmerrshëm", Baraka theksoi se një nga të arrestuarit ishte një veteran amerikan.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.