Gamze Türkoğlu Oğuz
12 Shtator 2017•Përditësim: 12 Shtator 2017
ANKARA (AA) - Vazhdojnë të ndjehen pasojat e uraganit Irma e cila javën e kaluar goditi Karaibet dhe më pas shtetin federal amerikan Florida, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas uraganit Irma në Florida është ndërprerë energjia elektrike për 13 milionë njerëz pra dy të tretat e popullsisë në rajon dhe se 180 mijë persona qëndrojnë nëpër strehimore.
Ndërsa zyrtarët kanë bërë të ditur se në rajon si pasojë e uraganit kanë humbur jetën 6 persona dhe se riparimi i linjave elektrike mund të zgjasë për disa javë.
Gjithashtu bëhet e ditur se një anije e flotës është dërguar në rajon më qëllim për të ndihmuar në punimet e kërkim shpëtimit në Florida.
Si pasojë e uraganit Irma në Xhorxhia dhe Karolinën e Jugut kanë humbur jetën 4 persona, dhe se numri i personave që kanë humbur jetën në Karaibe është rritur në 35.
Uragani Irma ka shkaktuar evakuimin më të madh në historinë e SHBA-ve dhe se përafërsisht një të tretën e popullsisë së Floridës (6.5 milionë) është dhënë vendimi për evakuimin e detyrueshëm.
Në rajonet e Karolinës së Veriut, Karolinës së Jugut, Xhorxhias dhe Virxhinia ishte shpallur situatë emergjente e plotë dhe e pjesshme në këto rajone.