Kasım İleri
04 Qershor 2021•Përditësim: 04 Qershor 2021
Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Lloyd Austin zhvilloi bisedë telefonike me zëvendës kryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes së Katarit, Khalid Bin Mohammed al-Attiye lidhur me partneritetin mes dy vendeve në mbrojtje, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim në lidhje me takimin, zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby tha se "Sekretari Austin falënderoi dr. Attiye për mikpritjen e forcave të SHBA-së në Katar dhe theksoi rëndësinë e pranisë së SHBA-së në bazën ajrore të Katarit, Al-Udeid".
Derisa vazhdon tërheqja e ushtarëve amerikanë nga Afganistani, Austin ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së Katarit për tërheqjen dhe rolin që luajti në procesin e paqes afgane.
Kirby tha se të dy ministrat diskutuan gjithashtu për interesat e përbashkëta në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal.