SHBA dhe Koreja e Jugut nënshkruajnë planin e përbashkët të parandalimit bërthamor
SHBA-ja dhe Koreja e Jugut nënshkruan planin e përbashkët parandalues bërthamor për të zhvilluar bashkëpunimin "kundër kërcënimeve në rritje bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut"
Ankara
SHBA-ja dhe Koreja e Jugut nënshkruan planin e përbashkët parandalues bërthamor për të zhvilluar bashkëpunimin "kundër kërcënimeve në rritje bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut", transmeton Anadolu.
Në deklaratën e Zyrës Presidenciale të Koresë së Jugut thuhet se presidenti amerikan Joe Biden dhe ai i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, të cilët u takuan në margjinat e Samitit të NATO-s në Washington të SHBA-së, e përshkruan hapin e ndërmarrë kundër Koresë së Veriut si "përparim të jashtëzakonshëm".
Në deklaratë thuhet se zyrtarët e lartë të mbrojtjes të të dy vendeve nënshkruan plan të përbashkët parandalues bërthamor për të forcuar bashkëpunimin "kundër kërcënimeve në rritje bërthamore dhe raketore të Phenianit" në Gadishullin Korean.
Ndaj çdo sulmi bërthamor nga Koreja e Veriut kundër Jugut do të jepet "përgjigje e shpejtë, dërrmuese dhe vendimtare", theksohet në deklaratë. Më tej thuhet se "Biden dhe Yoon nënvizuan se plani përbën bazë solide për zhvillimin e bashkëpunimit të parandalimit të zgjeruar të SHBA-së dhe Koresë së Jugut".
Në deklaratë nuk përfshihen detajet e planit të parandalimit bërthamor Kore e Jugut-SHBA.