Adam Abu-bashal
19 Nëntor 2021•Përditësim: 20 Nëntor 2021
SHBA-ja dhe Unioni Afrikan u kanë bërë presion palëve për armëpushim pas rritjes së konflikteve në veri të Etiopisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përfaqësuesi special i SHBA-së për Bririn e Afrikës, Jeffrey Feltman dhe ministri i Jashtëm i Etiopisë, Demeke Mekonnen, zhvilluan një takim në kryeqytetin Addis Ababa.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Etiopisë, Dina Mufti deklaroi se pika e përbashkët në takim mes Mekonnen dhe Feltman ka qenë konflikti i armatosur që vazhdon prej një viti mes forcave të Etiopisë dhe Frontit Çlirimtar të Popullit Tigray (TPLF).
Mekonnen i ka thënë Feltman-it se qeveria ka miratuar fluturimet për ndihmën humanitare në Lalibella qytetin e trashëgimisë së UNESCO në zonën Amhara në rajonin Kombolcha i cili ndodhet ende nën kontrollin e rebelëve dhe i cili është i rëndësishëm në aspektin tregtar.
Ndërkohë, edhe ambasadori i Unionit Afrikan (AfB) për Bririn e Afrikës, Olusegun Obasanjo ka vizituar Addis Ababa për të vazhduar përpjekjet për ndërmjetësim.
Feltman dhe Obasanjo u kanë bërë palëve presion për armëpushim si dhe për të ndaluar armiqësitë menjëherë dhe pa kushte.
Qeveria e Etiopisë më 2 nëntor shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të sulmeve të rebelëve të TPLF që vazhdojnë përparimin në jug.
Gjithashtu u formuan njësi të mbrojtjes kundër sulmeve të mundshme që mund të kryente TPFL ndaj kryeqytetit etiopian, Addis Ababa.
Konfliktet që vazhdojnë prej më se një viti në veri të vendit kanë zhvendosur rreth 2.5 milionë persona ndërsa mbi 5 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë emergjente.