Dildar Baykan
17 korrik 2019•Përditësim: 18 korrik 2019
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA miratoi projekt-rezolutën e cila dënon postimet "raciste" në Twiter të presidentit Donald Trump kundër anëtarëve femra të Kongresit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Dhoma e Përfaqësuesve me 240 vota pro dhe 187 kundër miratoi projekt-rezolutën e cila dënon postimet e Trumpit në Twiter të cilëuara si "raciste", ku në objektiv kishin 4 anëtaret femra të Kongresit.
Presidenti Trump në një postim të bërë të dielën nga Twiter-i i përshkroi kongresistet demokrate Ilhan Omar, Rashida Tlaib, Alexandria Ocasio-Cortez dhe Ayanna Pressley si "Kongresiste demokrate progresive" dhe për vendet për të cilët pretendoi se kanë emigruar anëtaret gra ai kishte thënë "janë një katastrofë e plotë në botë, vendet më të këqija, më të korruptuara dhe më qesharake".
"Përse këto gra nuk shkojnë në vendet e tyre dhe t'i rregullojnë këto vende që janë të prishura dhe të rrethuara nga krimi?. Më pas rikthehuni dhe na tregoni se si janë. Këto vende kanë nevojë për ndihmën tuaj dhe ju nuk mund të largoheni me shpejtësi të mjaftueshme. Unë jam i sigurtë se (Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve) Nancy Pelosi është e lumtur të organizojë udhëtim falas", kishte shkruar Trump në postimin e tij duke bërë të ditur se i duket interesante që këto kongresiste tregojnë se si duhet të drejtohet SHBA-ja.
Këto postime të Trump kanë shkaktuar reagime në vend.