Bota

SHBA, disa të plagosur nga të shtënat në shkollën e mesme në shtetin Georgia

"Janë raportuar viktima, por detajet mbi numrin apo kushtet e tyre nuk janë të disponueshme për momentin”, tha zyra e sherifit

Servet Günerigök  | 04.09.2024 - Përdıtësım : 05.09.2024
SHBA, disa të plagosur nga të shtënat në shkollën e mesme në shtetin Georgia Foto: AA/Arkiv

Washington DC

Lëndime të shumta kanë ndodhur gjatë të shtënave në shkollën e mesme Apalache në qytetin Winder në shtetin amerikan Georgia, transmeton Anadolu.

Siç njoftoi sherifi i qarkut Barrow, Jud Smith, në një konferencë për media një i dyshuar është në paraburgim pas të shtënave në shkollën e mesme. Ai tha se një hetim mbi të shtënat është “shumë i rrjedhshëm”.

Smith nuk dha një numër të caktuar të viktimave nga të shtënat.

“Ajo që shihni pas nesh është një gjë e keqe sot”, tha Smith, duke shtuar se mund të duhen ditë për të marrë përgjigje.

“Janë raportuar viktima, por detajet mbi numrin apo kushtet e tyre nuk janë të disponueshme për momentin”, tha zyra e sherifit.

Zyra e FBI-së në Atlanta tha se agjentët janë në vendin e ngjarjes në qarkun Barrow duke koordinuar dhe mbështetur zbatimin e ligjit lokal.

Ndërkohë, media të shumta raportuan se katër persona u vranë dhe rreth 30 të tjerë u plagosën nga të shtënat.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Joe Biden është informuar nga këshilltarja e Sigurisë Kombëtare, Liz Sherëood-Randall, për “të shtënat tragjike” dhe administrata e tij do të vazhdojë të koordinohet me zyrtarët federal, shtetëror dhe lokal.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın