Hakan Çopur
17 tetor 2017•Përditësim: 17 tetor 2017
WASHINGTON (AA) – Shtëpia e Bardhë shpreh ngushëllimet për popullin somalez, duke dënuar sulmet me bombë në Mogadishu të ndodhura më 14 tetor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shtëpia e Bardhë publikoi një deklaratë me shkrim për sulmet me bombë në Mogadishu.
Në deklaratë thuhet se “SHBA dënon fuqishëm vrasjen masive ku objektiv ishin burrat, gratë dhe fëmijët e pafajshëm të kryeqytetit të Somalisë, Mogadishu. Në dy sulmet e realizuara në një vend publik të kryeqytetit humbën jetën qindra persona, në mesin e të cilëve ndodhen edhe shtetasit e SHBA-ve."
Duke shprehur ngushëllime për të afërmit e atyre që humbën jetën, si dhe shërim sa më të shpejtë për të plagosurit, në deklaratë theksohet se SHBA-ja ndodhet pranë qeverisë së Somalisë në luftën kundër terrorizmit.
Ndërkaq, në një deklaratë të djeshme me shkrim nga Departamenti Amerikan i Shtetit thuhej se SHBA dënon sulmet me bombë në kryeqytetin e Somalisë.
Numri i të vdekurve në sulmet me bombë të realizuara në Mogadishu është rritur në më shumë se 300.