Sümeyye Dilara Dinçer
19 Nëntor 2020•Përditësim: 19 Nëntor 2020
SHBA ka emëruar ambasador në Venezuelë pas një periudhe 10 vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kandidimi për ambasador i James Story u miratua në Senatin Amerikan të mërkurën. Bëhet e ditur se Story detyrën e tij në ambasadën e SHBA-së në Karakas do ta kryejë nga kryeqyteti i Kolumbisë, Bogota.
Parashikohet se James Story do të luajë një rol të rëndësishëm në drejtimin e politkës së SHBA-së për Venezuelën në periudhën e të zgjedhurit president të SHBA-së, Joe Biden.
Marrëdhëniet SHBA-Venezuelë filluan të prishen në periudhën e ish presidentit venezuelian, Hugo Chavez. SHBA dhe Venezuela nuk kanë emëruar reciprokisht ambasadorë që prej vitit 2010.
Dy vendet shkëputën plotësisht marrëdhëniet diplomatike vitin e kaluar dhe tërhoqën diplomatët pasi Washingtoni mbështeti Juan Guaido-n, kreun e Asamblesë kombëtare nën kontrollin e opozitës në Venezuelë i cili kishte shpallur veten "president të përkohshëm".