Mehmet Alaca
29 Tetor 2022•Përditësim: 30 Tetor 2022
Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken nëpërmjet një mesazhi ka uruar 29 tetorin Festën e Republikës së Türkiyes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Departamenti i Shtetit thuhet se Blinken ka publikuar një mesazh me rastin e Festës së Republikës së Türkiye-s. "Në emër të SHBA-së uroj popullin turk me rastin e 99 vjetorit të themelimit të Republikës së Türkiye-s", ka thënë Blinken në mesazhin e tij.
"Marrëdhëniet mes Türkiye-s dhe SHBA-së kanë rëndësi jetike dhe krahas lidhjeve tregtare dhe kulturore të thella mes dy vendeve, ato bazohen në punimet që kemi ndërmarrë së bashku si aleatë të NATO-s në drejtim të zhvillimit të paqes, sigurisë dhe prosperitetit rajonal dhe global. Ne vlerësojmë angazhimin e palëkundur të Türkiye-s për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës në përgjigje të qëndrimit agresiv të vazhdueshëm të Rusisë", ka theksuar Blinken.
Ai shprehu mirënjohjen e tyre për lidhjet e thella dhe të ngushta mes dy vendeve.