Bota

SHBA, i vidhet çanta Sekretares së Sigurisë Kombëtare teksa po darkonte në restorant

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Noem ka konfirmuar se çanta i është vjedhur teksa po hante në një restorant në Washington të dielën, duke shtuar se incidenti ende nuk është zbardhur

Ayşe İrem Tiryaki  | 22.04.2025 - Përdıtësım : 23.04.2025
SHBA, i vidhet çanta Sekretares së Sigurisë Kombëtare teksa po darkonte në restorant

Ankara

Çanta e Sekretares së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Kristi Noem, raportohet se është vjedhur teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytetin Washington, transmeton Anadolu.

Siç raporton CNN, Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Noem ka konfirmuar në një deklaratë se çanta i është vjedhur teksa po hante në një restorant në Washington të dielën, duke shtuar se incidenti ende nuk është zbardhur.

Një zyrtar i sigurisë, duke folur për incidentin, ka thënë se një i dyshuar mashkull me maskë kirurgjikale është kapur nga kamerat e sigurisë duke vjedhur çantën e Noemit.

Çanta e vjedhur thuhet se përmbante patentën e saj të shoferit, ilaçe, çelësat e shtëpisë, pasaportën, çantën e kozmetikës dhe kartën e hyrjes në Departamentin e Sigurisë Kombëtare, si dhe afërsisht 3.000 dollarë para të gatshme.

Jonathan Wackrow, një ish-oficer i shërbimit sekret, ka thënë se situata është një "shkelje e sigurisë" dhe se incidenti duhet të hetohej plotësisht nga autoritetet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın