Bota

SHBA-ja bombardon një strehimore në Jemen, vriten 35 migrantë afrikanë

Nga ndërtesa në fjalë janë nxjerrë trupat e pajetë të 35 personave ndërsa 30 të tjerë janë ende të zhdukur

Muhammed Emin Canik  | 28.04.2025 - Përdıtësım : 28.04.2025
SHBA-ja bombardon një strehimore në Jemen, vriten 35 migrantë afrikanë

Istanbul

Të paktën 35 persona janë vrarë kur një raketë amerikane goditi një ndërtesë ku strehoheshin migrantë afrikanë në qytetin verior të Jemenit, Saada, njoftuan Huthit e mbështetur nga Irani, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të televizionit Al-Masirah i lidhur me Huthit, një raketë e lëshuar nga avionët luftarakë amerikanë goditi një vendstrehim me migrantë afrikanë në qytetin Saada.

Nga ndërtesa në fjalë janë nxjerrë trupat e pajetë të 35 personave ndërsa 30 të tjerë janë ende të zhdukur.

Ekipet e mbrojtjes civile dhe të Gjysmëhënës së Kuqe të Jemenit vazhduan përpjekjet e kërkim-shpëtimit në ndërtesë.


- Sulmet ajrore ndaj Jemenit

Huthit më 7 mars njoftuan se i kishin dhënë Izraelit katër ditë afat për të lejuar hyrjen e ndihmave në Rripin e Gazës, përndryshe ata do të rifillonin operacionet detare kundër Izraelit.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump në një deklaratë në platformën "Truth Social" më 15 mars tha se ai kishte urdhëruar ushtrinë të fillojë "sulme masive" kundër Huthive në Jemen.

SHBA-ja kreu më shumë se 1.000 sulme ajrore në Jemen pas 15 marsit, duke rezultuar në vdekjen e 217 personave, kryesisht gra dhe fëmijë si dhe plagosjen e 436 jemenasve.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın