Bota

SHBA-ja dhe India liderë në listën e vendeve ku lexohen më shumë libra në botë

Librat më të lexuar të të gjitha kohërave janë Kurani dhe Bibla

Damla Delialioğlu  | 23.04.2025 - Përdıtësım : 23.04.2025
SHBA-ja dhe India liderë në listën e vendeve ku lexohen më shumë libra në botë

Ankara

Përderisa SHBA-ja dhe India u regjistruan ndër vendet ku lexohet më shumë libra, Afganistani u regjistrua si vendi ku u lexuan më së paku libra, raporton Anadolu.

Me vendimin e marrë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO) në vitin 1995, 23 Prilli u shpall "Dita Botërore e Librit dhe e së Drejtës së Autorit".

Kjo datë ka kuptim simbolik në letërsinë botërore, pasi më 23 prill u ndanë nga jeta William Shakespeare, një nga figurat kryesore të letërsisë angleze dhe Miguel de Cervantes, autori i Don Kishotit, një nga gurët e themelit të letërsisë perëndimore.

UNESCO ka caktuar çdo vit një "Kryeqytet Botëror të Librit" të ri që nga viti 2001. Në kuadër të kësaj, qyteti brazilian i Rio de Zhaneiros u zgjodh si "Kryeqyteti Botëror i Librit" për këtë vit.

- Vendet që lexojnë më shumë libra në botë

Sipas të dhënave të përpiluara nga Anadolu nga portali online i statistikave "World Population Review" dhe artikulli i CEO World Magazine, SHBA-ja kryeson listën e vendeve me më shumë libra të lexuar në vitin 2024, e ndjekur nga India me një dallim shumë të vogël.

Në SHBA, çdo person lexon mesatarisht 357 orë libra në vit, që është e barabartë me rreth 17 libra në vit. Këto të dhëna korrespondonin me afërsisht 3 libra në vit në Afganistan, i cili ishte në fund të listës.

Në Indi, e cila renditet e dyta në listë dhe ku numri mesatar i librave të lexuar për person është 16, numri i orëve të shpenzuara duke lexuar libra për person në vit është afërsisht 352, ndërsa në Britani të Madhe, e cila renditet e treta, lexohen 343 orë libra në vit.

Pas SHBA-së, Indisë dhe Britanisë, Franca dhe Italia u llogaritën ndër vendet ku lexohen më shumë libra në botë.

Kjo renditje u pasua nga Kanadaja, Rusia, Australia, Spanja, Holanda dhe Zvicra. Kurse shtetet me më pak lexim janë Afganistani, Brunei, Pakistani, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

- Më së shumti lexohen Kurani dhe Bibla

Librat më të lexuar të të gjitha kohërave janë Kurani dhe Bibla.

I konsideruar si ndër librat më me ndikim të shekullit të 21-të, "Seria Harry Potter" e shkruar nga JK Rowling dhe "Lord of the Rings" e shkruar nga JRR Tolkien janë ndër librat më të lexuar në botë.

Ndër kryeveprat e letërsisë botërore janë romani "Don Kishoti" i Miguel de Servantes-it si dhe "Përralla e dy qyteteve" të Charles Dickens-it, "Princi i vogël" i Antoine de Saint-Exupery-t, "Të mjerët" nga Victor Hugo dhe "Krim dhe ndëshkim" i Fjodor Dostojevskit.

"Thëniet e zgjedhura të kryetarit Mao", një përmbledhje e deklaratave të Mao Ce Dunit, udhëheqësit themelues të Republikës Popullore të Kinës, është gjithashtu ndër librat e njohur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın