Bota

SHBA-ja dënon sulmin e Rusisë ndaj qytetit Poltava të Ukrainës

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dënoi sulmin me raketa që ushtria ruse kreu në qytetin Poltava të Ukrainës dhe i cili shkaktoi vdekjen e 51 personave

Salih Okuroğlu  | 04.09.2024 - Përdıtësım : 04.09.2024
SHBA-ja dënon sulmin e Rusisë ndaj qytetit Poltava të Ukrainës

Ankara

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dënoi sulmin me raketa që ushtria ruse kreu në qytetin Poltava të Ukrainës dhe i cili shkaktoi vdekjen e 51 personave, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim lidhur me sulmin e Rusisë në Poltava, Biden tha se raketat ruse goditën një objekt trajnimi ushtarak dhe një spital në Ukrainë duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 50 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve. "Dënoj në mënyrën më të fuqishme të mundshme këtë sulm të dhimbshëm", tha ai.

Biden e cilësoi sulmin si një "përpjekje të presidentit rus Vladimir Putin për të thyer vullnetin e një populli të lirë".

"SHBA-ja do të vazhdojë të qëndrojë në krah të Ukrainës. Mos kini aspak dyshim, Rusia nuk do të fitojë në këtë luftë. Do të fitojë populli ukrainas. SHBA-ja është me ta në këtë ditë dhe çdo ditë tragjike", tha presidenti amerikan.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se Rusia nisi sulm me raketa në Poltava dje dhe se si pasojë e sulmit u shkatërrua pjesërisht një institut dhe u dëmtua spitali pranë tij.

Ai njoftoi se si pasojë e sulmit me raketa të ushtrisë ruse, numri i viktimave u rrit në 51 ndërsa numri i të plagosurve në 271.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın