Bota

SHBA-ja, Koreja e Jugut dhe Japonia fillojnë stërvitje trepalëshe në Detin e Kinës Lindore

Në stërvitjen ushtarake do të marrin pjesë 7 luftanije si dhe avionë luftarakë nga tre shtetet dhe se stërvitja synon të mbështesë paqen dhe stabilitetin në Indo-Paqësor

Ecem Şahinli Ögüç  | 13.11.2024 - Përdıtësım : 13.11.2024
SHBA-ja, Koreja e Jugut dhe Japonia fillojnë stërvitje trepalëshe në Detin e Kinës Lindore

Ankara

SHBA-ja, Koreja e Jugut dhe Japonia filluan stërvitje trepalëshe të emërtuar "Freedom Edge" në Detin e Kinës Lindore, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve të televizionit shtetëror NHK, Ministria japoneze e Mbrojtjes njoftoi se stërvitja trepalëshe e quajtur "Freedom Edge" nisi për herë të dytë pas raundit të parë në qershor.

Në deklaratë thuhet se në stërvitjen në Detin e Kinës Lindore do të marrin pjesë 7 luftanije si dhe avionë luftarakë nga tre shtetet dhe se stërvitja synon të mbështesë paqen dhe stabilitetin në Indo-Paqësor.

Koreja e Jugut, SHBA-ja dhe Japonia nisën stërvitje të përbashkët ushtarake në fusha të shumta në qershor me qëllim për të "forcuar bashkëpunimin dhe për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Indo-Paqësor, përfshirë Gadishullin Korean".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın