Muhammed Bilal Kenasari
14 Prill 2017•Përditësim: 14 Prill 2017
WASHINGTON (AA) - Departamenti Amerikan i Shtetit, i ka kërkuar Kinës që të pengojë Korenë e Veriut në programin e saj të armëve bërthamore me fuqinë e saj ekonomike, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi në detyrë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Toner, gjatë konferencës së tij ditore për mediat, duke i bërë thirrje Kinës, tha se ajo duhet të ndalojë Korenë e Veriut përmes fuqisë së saj ekonomike.
Duke vënë në dukje se Kina ka marrëdhënie të forta tregtare me Korenë e Veriut, Toner në vijim ka shtuar: "Kina ka një epërsi ndaj Koresë së Veriut për shkak të ekonomisë. Duke përdorur këtë epërsi ajo mund të pengojë Korenë e Veriut që të ndërpresë programin e armëve nukleare dhe atë të raketave balistike."