Mücahit Oktay
04 tetor 2023•Përditësim: 05 tetor 2023
SHBA-ja tha se fokusi i saj në Karabak është "situata humanitare", transmeton Anadolu.
Koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së për Komunikimet Strategjike, John Kirby tha se fillimisht kanë siguruar "11 milionë dollarë ndihmë humanitare" për ish-banorët e Karabakut që emigruan në Armeni.
Kirby ndau informacionin se edhe një ekip nga SHBA-ja është vendosur në rajon për organizimin e ndihmave. "Për këtë arsye jemi fokusuar shumë për situatën humanitare dhe po bëjmë më të mundurën tonë për të lehtësuar dhimbjen. Në të njëjtën kohë sërish inkurajojmë Azerbajxhanin që të përmbushëm angazhimet e tij", deklaroi Kirby.
Departamenti i Shtetit potencon misionin monitorues ndërkombëtar në Karabak
Zëvendës zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel foli mbi nevojën për një "misioni monitorues ndërkombëtar dhe të pavarur" në Karabak.
Ai shprehu kënaqësinë lidhur me përcaktimet e delegacionit të OKB-së se "ndaj civilëve në Karabak nuk është kryer keqtrajtim dhe se nuk janë dëmtuar bujqësia, blegtoria ose infrastruktura". "Komentet e OKB-së nuk do të ndryshojnë perspektivën e SHBA-së dhe se do të vazhdojnë të besojnë se ekziston dëshirë dhe nevojë e fortë për një mision afatgjatë monitorues ndërkombëtar të pavarur në Karabak", tha Patel.
Patel theksoi se "mendojnë se kjo do të sigurojë transparencën dhe besimin e nevojshëm".
Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric në një konferencë për media tha se delegacioni i OKB-së që ndodhet në rajon me ftesë të Azerbajxhanit ka kryer inspektime në pikën e kontrollit kufitare në Laçin dhe në qytetin Khankendi. "Delegacioni nuk ka identifikuar se mbi civilët armenë është zbatuar dhunë dhe kanë parë se në rajon nuk është vendosur në objektiv infrastruktura civile", tha Dujarric.