Övünç Kutlu
24 Janar 2023•Përditësim: 24 Janar 2023
Korporata ‘Walmart’ e shitjes me pakicë me bazë në SHBA ka bërë të ditur se ka vendosur për rritjen e pagës minimale për 340 mijë punonjësit e supermarketeve të saj në të gjithë vendin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zinxhiri i supermarketeve tha se pret që rritja ta çojë pagën mesatare për orë në SHBA në më shumë se 17,50 dollarë dhe ajo do të reflektojë në pagat e 2 marsit të punonjësve.
Nga marsi e tutje, punonjësit që punojnë në supermarkete do të fitojnë 14 dhe 19 dollarë në orë, respektivisht një rritje nga 12 dhe 18 dollarë në orë.
Nga kjo rritje do të përfitojnë afërsisht 21,2 për qind e rreth 1.6 milionë punonjësve të korporatës ‘Walmart’ apo rreth 340 mijë punonjës.
Kjo masë e punëdhënësit më të madh privat në SHBA vjen në një kohë kur disa kompani të mëdha amerikane, veçanërisht ato në industrinë e teknologjisë, po pushojnë punonjësit, pjesërisht për shkak të frikës së recesionit dhe rënies së të ardhurave nga reklamat.