Riyaz ul Khaliq
06 Maj 2019•Përditësim: 07 Maj 2019
Pavarësisht testimit të ri të raketave nga Koreja e Veriut, SHBA-të kanë riafirmuar qëllimin për të negociuar me Phenianin mbi denuklearizimin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke folur dje për "Fox News", Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se ende çdo qëllim i tyre është të negociojnë një rezolutë me Korenë e Veriut për t’i shpier ato te denuklearizimi.
“Ne e kemi ditur se do të jetë një rrugë e gjatë. Ne e kemi ditur se nuk do të jetë e drejtpërdrejt. Por, unë zgjas dorën tonë negociuese për koreano-veriorët që nga Hanoi. Ne vazhdojmë ato negociata. Duam të vazhdojmë të punojmë drejt një rezolute paqësore për të arritur denuklearizimin”, deklaroi Pompeo.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut gjatë fundjavës personalisht inspektoi testimin e asaj që raportohet si një “raketë me rreze të shkurtra të paidentifikuara” në Detin Lindor.
Pheniani është nën një moratorium të ashpër nga Kombet e Bashkuara (OKB) për të testuar çdo armatim bërthamor që nga viti 2006, kur ai në mënyrë të njëanshme teston armë bërthamore.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, u takuan për herë të dytë në Hanoi në muajin shkurt për të arritur një marrëveshje për denuklearizimin, megjithatë samiti u ndërpre pa arritur marrëveshje.
Pheniani ka kërkuar largimin e sekretarit amerikan Pompeo nga ekipi negociues.