Bota

SHBA, lumi i Chicagos merr sërish ngjyrën e gjelbër në Ditën e Shën Patrikut

Dita e Shën Patrikut e cila në fillim u shfaq si një festë fetare, me kalimin e kohës u shndërrua në një aktivitet në të cilën festohet kultura dhe trashëgimia irlandeze

Ayşe Betül Akçeşme  | 17.03.2025 - Përdıtësım : 18.03.2025
SHBA, lumi i Chicagos merr sërish ngjyrën e gjelbër në Ditën e Shën Patrikut

Ankara

Në Chicago të SHBA-së lumi Chicago në qendër të qytetit sërish ka marrë ngjyrë të gjelbër si pjesë e festimeve të Shën Patrikut ndërsa mijëra njerëz morën pjesë në paradën tradicionale, e cila u mbajt për herë të 70-të këtë vit, raporton Anadolu.

Në Chicago, e cila organizon çdo vit aktivitetet me plot ngjyra të Ditës së Shën Patrikut në SHBA, kjo traditë nuk është lënë anash as këtë vit.

Që në orët e para të mëngjesit mijëra qytetarë të Chicagos mbushën rrugët me veshje dhe kostume të gjelbra për festimet e Ditës së Shën Patrikut.

Ngjarja e parë në qytet, ngjyrosja e lumit Chicago filloi rreth orës 10:00 me orën lokale. Substanca, e cila nuk dëmton natyrën dhe formula e së cilës mbahet sekret u lëshua në ujë nga varkat që qarkullojnë në lumë.

Ndërsa ngjarja e dytë më e madhe e ditës në Chicago ishte marshimi tradicional, i cili u ndoq nga mijëra njerëz.

Dita e Shën Patrikut që festohet çdo vit më 17 mars, mbahet për të përkujtuar Shën Patrikun, shenjtorin mbrojtës të Irlandës. Shën Patriku i cili konsiderohet se ka sjellë krishterimin në Irlandë në shekullin e 5-të, konsiderohet një figurë e rëndësishme në identitetin fetar dhe kulturor të vendit.

Dita e Shën Patrikut e cila në fillim u shfaq si një festë fetare, me kalimin e kohës u shndërrua në një aktivitet në të cilën festohet kultura dhe trashëgimia irlandeze.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın