Kasım İleri
17 Janar 2017•Përditësim: 18 Janar 2017
WASHINGTON (AA) – Me rastin e “Ditës së Martin Luther King"-ut, në kryeqytetin e SHBA-ve, Washington, qindra njerëz morën pjesë në marshin e paqes në shenjë përkujtimore për aktivistin me famë, raporton Anadolu Agency (AA).
Dita e Martin Luther King-ut është festë shtetërore në tërë vendin dhe shënohet të dielën e tretë të muajit janar, ndërkohë që këtë vit dita ka përkuar me periudhën pak para ardhjes në detyrë të presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump i cili ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij kundër pakicave.
Programi përkujtimor filloi në orët e mëngjesit me vendosjen e kurorave pranë përmendores së Martin Luther King-ut e cila gjendet në afërsi të përmendorers së Lincolnit, ku aktivisti kishte mbajtur fjalimin në vitin 1963. Ndërkaq, programi më tej vazhdoi me “Marshin e Paqes për Martin Luther King"-un i organizuar nën kryesimin e aktorit Nick Cannon.
Ndërkaq, pas marshit, me pjesëmarrjen e qindra personave u realizua parakalimi nga Bulevardi Martin Luther King Jr. deri në Anacostia Park, ku u mbajt Panairi Martin Luther King i Pushimeve, Festivaleve dhe Shëndetësisë.
Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë dhjetëra organizata civile me shfaqje vallëzuese dhe muzikore, ndërkohë që nuk mungoi edhe mbështetja e qindra qytetarëve me pankarta në duar. Vëmendje tërhoqën pankartat kundër Donald Trump me mbishkrimin “Nuk është presidenti im”.