Bota

SHBA, merr flakë motori i një avioni, evakuohen 282 pasagjerë

Gjithsej 282 pasagjerë janë evakuuar pasi motori i një avioni në përgatitje për t'u nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Orlandos në shtetin Florida të SHBA-së ka marrë flakë

Aynur Şeyma Asan  | 22.04.2025 - Përdıtësım : 23.04.2025
SHBA, merr flakë motori i një avioni, evakuohen 282 pasagjerë

Ankara

Gjithsej 282 pasagjerë janë evakuuar pasi motori i një avioni në përgatitje për t'u nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Orlandos në shtetin Florida të SHBA-së ka marrë flakë, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të CNN, Agjencia Federale e Aviacionit (FAA) dhe kompania ajrore "Delta" kanë dhënë një deklaratë lidhur me djegien e motorit të avionit të modelit "Airbus A330".

Avioni me 282 pasagjerë mori flakë në një nga dy motorët e tij, menjëherë pasi doli nga porta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Orlandos për një fluturim drejt Aeroportit Ndërkombëtar Hartsfield-Jackson Atlanta në shtetin Xhorxhia, thuhet në deklaratë.

Më tej theksohet se ekipet e ndihmës së parë dhe zjarrfikësve në aeroport i janë përgjigjur zjarrit pasi motori ka marrë flakë nga tubi i shkarkimit ndërsa 282 pasagjerët janë evakuuar duke përdorur rrëshqitje emergjente.

Kompania "Delta" njoftoi se pasagjerët e evakuar janë dërguar me një avion tjetër në Atlanta.

Nga incidenti nuk ka viktima apo të plagosur ndërkohë FAA ka nisur hetime lidhur me incidentin.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın