Bota

SHBA: Nuk ishte surprizë rizgjedhja e Putinit

Nauert: Rizgjedhja e Putinit dhe zgjedhja e tij si lider i Rusisë në mënyrën më të thjeshtë nuk ishte një surprizë

Muhammed Bilal Kenasari  | 21.03.2018 - Përdıtësım : 21.03.2018
SHBA: Nuk ishte surprizë rizgjedhja e Putinit

Washington
WASHINGTON (AA) - Nënkryetarja për Diplomacinë Publike dhe zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert, tha se nuk është surprizë fitorja e zgjedhjeve nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për shtyp në lidhje me zgjedhjet presidenciale në Rusi Nauert, është shprehur: "Fillimisht dua të tërheq vëmendjen se rizgjedhja e Putinit dhe zgjedhja e tij si lider i Rusisë në mënyrën më të thjeshtë nuk ishte një surprizë".

Duke iu referuar vlerësimit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) e cila në lidhje me zgjedhjet presidenciale në Rusia ka deklaruar se "Zgjedhjet kanë qenë transparente, por janë zhvilluar në një atmosferë jashtëzakonisht të kontrolluar", Nauert tha: "Nuk kemi asnjë arsye se këto raporte janë të gabuara. Ne kemi të gjitha arsyet për të arritur në përfundimin se këto raporte janë të sakta".

Ndërsa telefonatën e presidentit amerikan, Donald Trump, për përgëzimin e presidentit rus, Vladimir Putin, ajo e ka quajtur atë si një "protokoll".

"Kësaj i thonë protokoll. Në të gjithë vendet e botës kështu është, kur një person fiton zgjedhjet merr telefonin dhe e përgëzon. Këtë e ka bërë edhe presidenti i Francës Emmanuel Macron, ashtu sikurse edhe shumë liderë të tjerë. E pëlqeni apo jo ne kemi një marrëdhënie me Qeverinë e Rusisë".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın